Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Klosi: Ka ardhur koha që deti dhe ujërat shqiptare të jenë pjesë e një politike shkencore dhe studimore


Paraditen e sotme ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, ishte i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për Detin.

Gjatë fjalës së tij, Klosi tha se ka ardhur koha që deti dhe ujërat shqiptare të jenë pjesë e një politike shkencore, studimore për një planifikim të qenësishëm hapësinor edhe në detet shqiptare.

“Në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit diskutimi për një nga pasuritë më të mëdha që ne kemi ujin në tërësi dhe pastaj për të hyrë në detet shqiptare është një diskutim me shumë vend që asnjëherë nukiI ikën koha por besoj se ka ardhur tamam momenti që duhet të flasim me shumë shpejtësi për një pranifikim, studim, projektim dhe më pastaj evidentim të problematikave që ka e gjitha hapësira ujore shqiptare.

Të nderuar kolegë, ne me shpejtësi jo vetëm po ecim drejt proceseve integruese, por së bashku me proceset integruese me shumë shpejtësi po kalojmë dhe fazat e e zhvillimit ekonomik që vendet më të zhvilluara kanë kaluar.

Tani ka ardhur tamam koha që edhe deti edhe ujërat shqiptarë të jenë pjesë e një politike shkencore, studimore për një planifikim të qenësishëm hapsinor edhe në detet shqiptare. Për ministrinë e Mjedisit është tashmë një punë e filluar duke u bazuar në disa projekte që ne kemi realizuar për të patur mundësinë që duke bërë hapat e parë të krijojmë shumë shpejt begraund por edhe evidentimin e problematikave që ka vendi ynë.”- tha Klosi.

Ministri i turizmit tha se gjithë hapësirat ujore në fakt duhet të shërbejnë për të pritur ekonominë e re të turizmit detar e cila mungon pothuajse fare sot në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se “Ne jemi dhe duhet të jemi më të suksesshëm në ngritjen e kësaj ekonomie në rast se zbatojmë me rigorozitet dhe pa asnjë cedim normat më të larta evropiane të ndërtimit të një turizmi miqësor me mjedisin dhe faktit që investimet e reja që po bëhen në Shqipëri”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *