Vendosni fjalën kyçe....

PD nxjerr tabelën: Në Berat 19 persona votuan 53 herë, nëse KAS do kërkonte prova të tjera masakra elektorale do shfaqej më e plotë


Partia Demokratike ka nxjerrë një tabelë sipas së cilës 19 persona në Berat kanë votuar 53 herë. Parregullsitë janë vërejtur pas hapjes së 24 kutive të votimit në Qarkun e Beratit nga ana e KAS.

Në reagimin e PD-së në Facebook theksohet se dallimi për mandatin e pestë të PS-së dhe mandatin e LSI-së është 77 vota.

Sipas PD-së, nëse KAS do merrte parasysh kërkesën për të kërkuar prova të tjera për blerjen e votës përmes legalizimeve, punësimeve e përdorimit të shtetit, masakra elektorale do ishte shfaqur më e plotë para shqiptarëve.

“19 persona në Berat votuan 53 herë. Ja dokumenti që fakton parregullsitë. Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e persanave të tjerë. Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS dhe nxjerr në pah parregullsitë proceduriale të procesit të votimit. PD theksoi se nëse KAS do të kishte pranuar të kerkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqir e plotë para shqiptarëve. PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve.” – shkruhet në reagimin e selisë blu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *