Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta do përballen nesër në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës.
Çështja lidhet me emërimin e ish-ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj të cilin Meta nuk e dekretoi.
Njoftimin e ka bërë vetë Gjykata Kushtetuese e cila ka lajmëruar se seanca do zhvillohet në orën 10.
Njoftimi i GJK:
18 Maj, 2021
Kërkues
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.
Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekti i interesuar
Presidenti i Republikës së Shqipërisë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Objekti
Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë