Prokuroria e Posaçme rinis hetimet për vrasjen e Artan Santos.
Prokuroria ka vendosur të rihapë dosjen për ekzekutimin e biznesmenit, pasi janë siguruar prova te reja, raporton Abc News.
Në fillim të këtij viti Prokuroria e Tiranës bëri kërkese për rihapjen e një prej dosjeve më të bujshme në Shqipëri.
Kjo duket se ka bërë që SPAK të rihapë zyrtarisht një nga dosjet më të bujshme të dekadës së fundit.
Kjo dosje ishte pezulluar për mungesë provash por burimet bëjnë me dije se ka indicie të reja.