Vendosni fjalën kyçe....

U përfshi në sherrin me thika, humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Britani


Një 22-vjeçar shqiptar është vrarë pas një përleshjeje me thika që përgjaku rrugën Earl Marshal në Sheffield të Britanisë së Madhe

 Ai është identifikuar si Armend Xhika dhe mediet britanike kanë publikuar edhe disa foto të tij.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes së 13 Majit, rreth orës 20:00.

22-vjeçari shqiptar u dërgua në spital me plagë të rënda, megjithatë fatkeqësisht vdiq pak kohë më vonë.

Deri më tani, policia ka ndaluar pesë persona në lidhje me vrasjen e Xhikës, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që kanë dijeni për ngjarjen të tregojnë detaje e dëshmi.

Të gjithë personat që u ndaluan nga policia, janë lënë më pas të lirë.

Oficeri Ian Scott tha: “Hetimi ynë po vazhdon me ritëm dhe ekipi im dhe unë po punojmë pa u lodhur për të bashkuar sekuencën e ngjarjeve të ndodhura para vdekjes së Z. Xhika. Mendimet e mia janë me familjen e tij në këtë kohë të vështirë.

Unë mbetem i etur të dëgjoj nga cilido që ishte dëshmitar i kësaj incidenti. Raportet sugjerojnë se kishte një numër banorësh në rrugën  Earl Marshal që ishin dëshmitarë të sherrit. Nëse keni parë diçka, ose dini se kush ishte përfshirë, ju lutemi kontaktoni policinë sot.” Ai lë në dispozicion edhe një numër telefoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *