Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite: Sot kemi vrarë komandantin e Xhihadit Islamik


Ushtria izraelite thotë se ka vrarë në një sulm ajror komandantin e divizionit verior të Gazës, grupit militant palestinez të Xhihadit Islamik.

Siç shkruan BBC, Hussam Abu Harbeed ishte prapa disa sulmeve me raketa anti-tank kundër Izraelit të javës që lamë pas, përfshirë njërin sulm ku mbeti i plagosur një civil izraelit.

“IDF dhe GSS, përmes një sulmi ajror, vranë Hassam Abu-Harbid, komandantin e brigadës veriore të Rripit të Gazës në organizatën terroriste GAP. Djemtë e tyre na sulmuan në ditën e parë të operacionit, në të cilin një civil u plagos lehtë”- thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.


Nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm nga Xhihadi Islamik, por agjencia e lajmeve Reuters citoi një burim në grup si duke konfirmuar vdekjen e Abu Harbeed.

Mediet e Gazës raportuan gjithashtu se ai u vra në një sulm ajror në shtëpinë e tij në Beit Lahiya të hënën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *