Vendosni fjalën kyçe....

Ariana Grande i jep fund beqarisë, i thotë “Po” dashurisë në një ceremoni sekrete


Ylli i popit Ariana Grande i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me të fejuarin e saj Dalton Gomez në një ceremoni “të vogël dhe intime”.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se këngëtarja 27-vjeçare amerikane kishte lidhur kurorë me të fejuarin e saj gjatë fundjavës, në një ceremoni ku morën pjesë më pak se 20 persona.

Lajmin se ishte fejuar, Grande e bëri të ditur për publikun në muajin dhjetor. Partneri i saj është një agjent i pasurive të patundshme në Los Angeles, Dalton Gomez, 25 vjeç.

Dasma e tyre u zhvillua në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Një përfaqësues e këngëtares tha për mediet: “Ata u martuan. Ishte e vogël dhe intime – Më pak se 20 persona. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”.

Kush është Dalton Gomez?

Dalton Gomez u rrit në Kaliforninë jugore dhe ka punuar në tregun luksoz të pasurive të patundshme për pesë vjet, sipas biografisë së tij në faqen e AKG.

Grande dha lajmin e fejesës së tyre pak para Krishtlindjeve në Instagram, duke treguar një unazë margaritari dhe diamanti në dorën e saj të majtë.

“Përgjithmonë e më tej”– shkroi ajo. Këngëtarja është shoqëruar me Gomez për pak më shumë se një vit tanimë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)


Ata janë fotografuar në shkurt të vitit 2020 duke u puthur në një restorant në Los Angeles. Pastaj në maj, ata bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku si një çift në videoklipin e saj me këngëtarin Justin Bieber, “Stuck With U”. Muajin tjetër, ajo postoi një fotografi të tyre në krahët e njëri-tjetrit në “Instagram”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *