Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka njoftuar se ka pritur gjatë ditës së sotme, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Borell shprehet se ky ishte një takim informal me liderët e Ballkanit.
“Sot kam pritur 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky është një takim informal me liderët e Ballkanit”, tha Borell.
Numri një i diplomacisë së BE-së shtoi se takimi na jep mundësinë, që të flasim më shumë për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik.
Borell vlerësoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi kyçe për vetë BE-në.