Bashkëshortja e Endri Mustafës, të riut që u gjet i ekzekutuar dje në Shkodër, ka bërë një tjetër deklaratë për mediat.
Pasi tha mëngjesin e sotëm se fisi Lici nuk kishte lidhje me vrasjen e të shoqit, pasditen e sotme ajo tha se as fisi i Bajrave nuk ka lidhje me ngjarjen.
Ingrid Mustafa tha se prokuroria e policia mund të gjejnë shumë shpejt autorin e ngjarjes, duke pyetur 15-vjeçarin që ka qenë me të shoqin para ngjarjes së rëndë.
“Na kanë marrë fisi i Bajrave dhe na kanë thënë se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Pra, të jeni të sigurt që ata nuk e kanë bërë këtë punë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë. Të vetmen gjë që dimë është se djali që ndodhet pas shtëpisë sonë, vetëm ai e di kush e ka bërë. Ai ka dalë vetëm me të. Policia nëse do ta zgjidhë, e zgjidh vetëm me atë djalë 15 vjeç, jo me fiset, se ne nuk kemi pasur punë me asnjë fis. Policia dhe kryeprokurori Olsian Çela ta gjejne se sa per fiset asnjeri prej tyre nuk ka lidhje me ate ngjarje.” – deklaroi bashkëshortja e viktimës.