Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit.
Vendimi është dhënë sot e Habilaj ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Ai është dënuar për trafik lëndësh narkotike e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Pjesë e dosjes ishin edhe Nezar Seiti Maridian Sulaj. Seiti është dënuar përfundimisht me 9 vjet burg, kurse Sulaj me 3 vjet burg.
Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani, ka qenë i pari që denoncoi publikisht lidhjen e ish-ministrit tw Brendshëm Saimir Tahiri me klanin e Habilajve në Vlorë, të cilët i ka kushërinj.
Pas përplasjeve që ish-shefi i Antidrogës shqiptare Dritan Zagani pati në vendin tonë me ish-ministrin, ai u strehua në Zvicër ku ka fituar azil politik.