Një person ka humbur jetën në spital lidhur me pandeminë Covid-19.
Personi që ka humbur jetën është një qytetar 72 vjeç nga Fier.
Nga 3169 testime të kryera janë gjetur 39 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në spitale po kurohen 71 pacientë nga të cilët 7 janë në terapi intensive.