Vendosni fjalën kyçe....

I biri në kërkim për vrasje, flet babai i Ibrahim Licit: Flluskë sapuni, 15-vjeçari punon për Astmer Bilalin dhe Bajrët


Pas shpalljes në kërkim të djalit të tij për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, ka reaguar për mediet Mustafa Lici.

Zoti Lici i cili është anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, thotë se i biri Ibrahim Lici nuk ka lidhje me ngjarjen.

Ai thotë se 15-vjeçari i arrestuar nga policia, Ergys Malja punon për Astmer Bilalin, pjesë e grupit të të cilit ishte edhe viktima dhe për grupin Bajri.

Po ashtu ai thekson se i ka takuar familjarët e viktimës dhe ata i kanë thënë se e dinë se kush është autori. 

“Bashkëpunëtori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Lici. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat. Është një skenar i përgatitur nga Policia, por është një blof i radhës që do dështojë. Më datën 17 ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si te Ferracaku dhe vëllai i të miturit ka folur edhe atëherë duke thënë së vrasjen e kanë bërë Ibrahim Lici, por ne jetojmë me kamera. Kjo është një flluskë. Këto shërbëtorët punojnë pastrues baglash te Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrave.

Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerr jashtë në telefonatë. Krimi është sofisitikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondëve ndërsa kanë mbështetjen e Policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty. Ne kemi armë shumë të fuqishme para Policisë pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë këtë shpifje. Është fatkeqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe horrave, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kanë rënë të tjera vrasje që i kanë ngarkuar. Rrjedhin këto kriminel dhe është e habitshme si janë bashkuar gjithë bashkë.

Gjyshet dhe katragjyshet këto familje i kanë patur prostituta i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata në të gjithë fenomenet. Unë kam qenë të familja e viktimës për tu pjekur, u përqafova me nënën e tij, dajat, xhaxhallarët dhe ata më thënë se e dimë kush na e bëri dhe janë të gatshëm të tregojnë se çfarë marrëdhëniesh kanë me familjen tonë. Kjo është bërë vetëm nga frika e vdekjes, kanë fitur një të mitur duke e paguar për të dënuar një tjetër, por kjo nuk ka si të ndodhë.” ka deklaruar Mustafa Lici.

Endri Mustafa u gjet një ditë më parë i vrarë me 5-6 plumba në zonën e Livades, ndërsa ishte raportuar i zhdukur nga shtëpia prej tri ditësh.

Ibrahim Lici dyshohet si autori kryesor i vrasjes dhe është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se është ndihmuar edhe nga një i mitur, 15-vjeçari Ergys Malja, i cili është arrestuar. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, si person që ka dijeni për ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *