Vendosni fjalën kyçe....

I shkroi për ta ngushëlluar për vdekjen e princit Philip, mbretëresha Elizabeth i kthen përgjigje vogëlushes 5-vjeçare (FOTO)


Një vogëlushe 5-vjeçare i ka shkruar një letër ngushëllimi mbretëreshës Elizabeth II, pas vdekjes së bashkëshortit të saj princit Philip. Por ajo nuk e priste që mbretëresha t’i kthente saj përgjigje.

5-vjeçarja Erin Bywater, sapo kishte filluar të mësonte për familjen mbretërore kur dëgjoi lajmin e trishtuar të vdekjes së Dukës së Edinburgut.

Duke dashur të ndihmojë mbretëreshën që të ndihet më mirë, ajo shkroi një letër prekëse për të dhe madje i bëri dhe një vizatim të saj me një brez të kuq dhe një kurorë në kokë.

Për habinë e saj, Erin mori një përgjigje të shtunën ku mbretëresha e falenderonte atë.

Nëna e vogëlushes, Nicola tha se letra e mbretëreshës i kishte befasuar.

“Ajo sapo kishte filluar të pyeste se kush ishte Mbretëresha dhe çfarë bënte ajo, një ditë përpara se princi Philip të vdiste. Kur ajo dëgjoi për këtë, donte të shkruante një letër dhe një kartolinë për ta gëzuar atë. Ne e dërguam atë dhe nuk prisnim përgjigje.

Pastaj të shtunën, ne morëm një letër drejtuar asaj nga Pallati, gjë që e bëri atë të hidhej lart e poshtë nga gëzimi. Unë nuk mund të besoj njëherë se ata u përgjigjën, dhe së dyti që ata e bënë atë kaq shpejt – ata duhet të jenë mbytur me letra për momentin.”- tregon nëna e 5-vjeçares, citon Daily Mail.

Në letrën për Erin-in, shkruhet: “Unë ju dërgoj falënderimet e mia të sinqerta për fjalët tuaja të mira ngushëlluese për vdekjen e burrit tim. Elizabeth R.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *