Arben Imami ka hedhur akuza të forta ndaj Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Imami deklaroi se për një vend në listat e deputetëve është dhënë para ashtu edhe për në pozicione të larta brenda partisë demokratike.
“Në duam hapjen dhe bashkimin e partisë. Partia është në një pastrim të vazhdueshëm dhe nuk ka asnjë kriter se si përzgjidhen njerëzit. Nuk mundet një parti që vendet për kandidat në lista për deputet t’i shesë dhe të bëjë tender për to. Janë marrë para për kandidatë për deputetë dhe për vende brenda strukturave të partisë“-deklaroi Imami.
Imami bëri të ditur se të enjten grupi “për PD” do të shpall kandidaturën e saj për kryetar të PD, ndërsa shtoi se Basha nuk gëzon më besim, por manovrat që ai bën brenda partisë tregon se gara nuk do të jetë e drejtë dhe e hapur, edhe pse ky grup do e bëj betejën e saj deri në fund.
“Kriteret për të qenë kandidat nuk mund të interpretohen në një mënyrë ose tjetër i japin dhe i japin të drejtën kryetarit të partisë që të përcaktojë se kush do të jenë kandidatët që do të garojë. Lista e anëtarëve është gjithashtu një problem. Një pjesë e madhe e anëtarësisë ka pushuar se qeni e angazhuar për shkak të Lulzim Bashës. Çfarëdo që të bëjë Basha ky nuk gëzon dot më besim. Pasnesër paradite do të tregojmë kandidatin tonë. Ne e kemi relativisht të mbyllur idenë se cili do të jetë kandidat, mund të jetë më shumë se një. Po konsultohemi dhe po përpiqemi të nxjerrim një kandidat kolegjial”, tha Imami.