Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i LSI-së në Berat nxjerr tabelat: U morën 738 fletë votimi po u dorëzuan 700, raportohen 310 votues por gjenden 314 fletë votimi në kuti


Kandidati i LSI-së në Qarkun e Beratit ka akuzuar KQZ-në se ka futur duart në kuti duke vijuar masakrën elektorale.  

Në një postim në Facebook, Ardit Çela, shkruan se në një qendër votimi në Qarkun e Beratit, në proceverbal janë tërhequr 738 fletë votimit por në raportin e mbylljes së votimit janë raportuar vetëm 700 fletë.

Ndërkohë që janë raportuar 310 votues por fletë votimi kanë qenë 314.

“Perla e radhës nga QV. 3445, kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakren e procesit. Ne procesverbalin e marrjes ne dorezim raportohen 738 flete votimi te terhequra! Ne procesverbalin e mbylljes se votimit raportohen 700 flete votimi! Nderkohe qe raportohen 310 votues, dhe flete votimi 314. A keni akoma dyshime?”­ – shkruan Çela.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *