Vendosni fjalën kyçe....

Kaso akuza KAS-it për mospranimin e kërkesës së PD-së për prova shtesë: Po fsheh masakrën zgjedhore të 25 prillit


Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, ka akuzuar Komisionin e Ankimimeve e Sanksioneve se po shkel çdo standard zgjedhor duke mos pranuar kërkesat e selisë blu për provat shtesë nga institucionet shtetërore apo entet publike lidhur me pretendimet e saj për shitblerjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Ivi Kaso tha se synimi i KAS-it është fshehja e masakrës elektorale.

“Ditë pas ditë po zbulohen parregullsi dhe shkelje që e kanë karakterizuar procesin zgjedhor të 25 prillit. Refuzimi i KAS-it për të mos i marrë këto prova është një shkelje e cila shkon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë, që është zbardhja e asaj që ka ndodhur më 25 prill. Ky vendim i KAS shkon në drejtim të kundërtën me transparencën. Vetë anëtarët e KAS artikuluan nevojën e plotë për të sqaruar lidhur me zgjedhësit që kanë votuar më shumë se një herë. Në do të vazhdojmë me kërkesat tona për shpalljen e pavlefshmërisë në zonat e tjera. Por do të donim që institucioni që administron ankimimet zgjedhore të ngrihet në nivelin e detyrës së tyre.” – tha ndër të tjera Kaso. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *