Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 31-vjeçari


Një 31-vjeçar që ishte në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës.

I riu me iniciale F.I., kërkohej nga drejtësia italiane pasi gjykata e Barit e akuzon për trafik lëndësh narkotike.

Personi në fjalë, banues në Durrës është dënuar më herët për plagosje të rëndë me dashje, vjedhje me dhunë e shitje droge.

“Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Step”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit F. I.(N.), 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Barit, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *