Ditën e djeshme në Kosovë u kapën 400 kilogramë kokainë të ardhura nga Brazili në Lipjan nëpërmjet një kontenieri dhe të kamufluara si mish.
Pas kësaj kontrollet në Kosovë vijojnë dhe tanimë janë sekuestruar në disa lokacione të tjera edhe armë, fishekë, para, vetura e telefona.
“Rr. Lidhje e Prizrenit, Lipjan (NN) 17.05.2021-11:10. Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc.”- ka njoftuar policia.
Po ashtu sipas mediave të Kosovës janë 7 të arrestuar deri më tani të cilët kanë tërhequr drogën ose kanë lidhje me kokainën e kapur në Lipjan.
EMRAT E TË ARRESTUARVE:
Izet (Osman) Sheqiri – 23.12.1968
Kadri (Shaip) Sheqiri – 12.09.1978
Faton (Nazmi) Vrajolli – 16.02.1976
Bajram (Lutfi) Maliqi – 05.09.1984
Kadri (Hakif) Brahimi – 06.11.1972
Enver (Ramiz) Belegu – 02.03.1956
Fehmi (Izet) Bytyqi – 16.07.1967