Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare


Presidenti i Republikës Ilir Meta, thotë se Shqipëria do të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare.

 Meta ka publikuar një video nga takimi i djeshëm i udhëheqësve të procesit të “Brdo-Brijunit” ku shihet në krah të homologes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Sipas presidentit shqiptar, vizat janë një e drejtë ende e mohuar e shqiptarëve të Kosovës.

“Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj.”- shkruan Meta.

Meta mori dje pjesë në takimin e 10-të të udhëheqësve të procesit të Brdo-Brijunit, që po zhvillohet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj. Ndërsa sot ka publikuar një video ku shihet krah homologëve të tij të rajonit, mes të cilëve edhe presidentja Vjosa Osmani e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *