Vendosni fjalën kyçe....

Meta takohet me kryeministrin slloven: Sllovenia avokate e integrimit të Shqipërisë në BE


Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pritur sot në një takim nga kryeministri Sllovenisë, Janez Janša.

Meta thotë se gjatë këtij takimi, ata kanë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, ndërsa thekson se Sllovenia do mbetet avokate e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot në Ljubljanë, Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša.

Vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, të qëndrueshme dhe me ecuri pozitive ndër vite, në të gjitha fushat me interes reciprok.

E falënderova Kryeministrin Janša për mbështetjen e dhënë nga Sllovenia në procesin e integrimit europian dhe shpreha besimin, që edhe gjatë Presidencës së ardhshme sllovene të Bashkimit Europian, ajo do të mbetet një avokate e integrimit të Shqipërisë dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Tepër i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë rajonal dhe thellimi i reformave të brendshme, me qëllim final integrimin europian.”- shkruan Presidenti.

Meta ndodhet në Slloveni, ku mori pjesë dje në takimin e 10-të të udhëheqësve të procesit të Brdo-Brijunit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *