Vendosni fjalën kyçe....

Ndihmoi 4 persona të kalojnë kufirin me dokumente false, arrestohet 34-vjeçarja në Portin e Durrësit


Policia kufitare e Durrësit ka vënë në pranga një grua 34-vjeçare, e cila akuzohet për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit.

34-vjeçarja nga Durrësi me inicialet E.B., dyshohet se ka ndihmuar 4 persona që të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një shtetase, e cila ndihmoi 4 shtetas me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumenta të falsifikuara.

Specialisët e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E.B., 34 vjeçe banuese në Durrës.

Shtetësia e mësipërme, mbrëmjen e djeshme është ndaluar në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me dokumenta të dyshuara të falsifikuara shtetasit V.Gj., 30, vjeçe, banuese në Durrës; M.Gj., 28 vjeç, banues në Durrës;M.M., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe B.P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *