Vendosni fjalën kyçe....

Një humbje jete e 64 raste të reja me Covid-19 në Kosovë


Kosova ka raportuar sërish numër të ulët viktimash e rastesh të reja lidhur me pandeminë Covid-19.

Një person ka humbur jetën 24 orët e fundit ndërsa rastet e reja janë 64 nga 4297 testime të kryera.

Që prej fillimit të pandemisë, Prishtina zyrtare ka raportuar 2227 vdekje.

Vendi ka nisur vaksinimin prej disa javësh ndërsa dje kryeministri Kurti tha se synonte që brenda një kohe të shkurtër të vaksinonte 60% të popullatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *