Vendosni fjalën kyçe....

PD e LSI paraqesin ankesat për Vlorën, PS kërkon rrëzimin e tyre: S’po thonë gjë të re


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar sot ankesat për Qarkun e Vlorës. Përfaqësuesi i PD-së në KAS, avokati Marash Logu tha se Damian Gjiknuri, Alket Hyseni, Afrim Qendro, Vilma Peto, Vullnet Sinaj si dhe drejtorët Klodian Troci e Erion Osmanaj janë përfshirë në shitblerjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit në këtë qark.

Gjatë parashtrimit të ankesës, Logu, tha se PS-ja ka përdorur administratën e buxhetin publik për shitblerjen e votës. Ai ceku dhënien e legalizimeve në kundërshtim me ligjin, vendimin për dhënien e kredive të buta nga ana e bashkisë Vlorë si dhe dhënien e tollonave të naftës.

Gjithashtu avokati i PD-së tha se para zgjedhjeve janë bërë punësime në administratë në shkelje me ligjin si dhe janë paraqitur projekte javët e fundit, në shkelje të ligjit që e ndalon këtë veprimtari katër muaj para zgjedhjeve.

Përfaqësuesja e LSI-së nga ana e saj ngriti pretendimin e mohimit të së drejtës së votës për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi e Maqedoni të Veriut pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për karantimin e tyre.

Përfaqësuesi i PS-së nga ana e tij tha se opozita duhet të tërhiqej nga kërkesa ankimore pasi sipas tij nuk po thotë asgjë të re duke kërkuar shpalljen e rezultatit zyrtar sa më shpejt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *