Një incident i frikshëm ka ndodhur në SHBA, ku një tren ka dalë nga shinat dhe ka shpërthyer në flakë.
Incidenti ndodhi ditën e dielë rreth orës 14:00 në Sibley (Iowa) dhe përfshiu rreth 47 vagonë të trenit, të cilët u përmbysën.
Ekuipazhi brenda në tren nuk u lëndua.
“Ne e dimë që makinat e prekura mbanin acid klorhidrik, hidroksid kaliumi dhe asfalt.”– tha për CNN një zëdhënës i Union Pacific, Robynn Tysver.
Banorëve të zonës iu kërkua të evakuoheshin e për ata që nuk e bënë këtë, “u këshilluan të hapnin dritaret në të dy anët e shtëpive të tyre dhe të pozicionoheshin në mes”.
“Kjo është një masë sigurie në rast se një vagon hekurudhor shpërthen.”- shkroi zyra e sherifit.