Vendosni fjalën kyçe....

Procedohen penalisht për ndërtim të leje 5 persona në Dibër


Pesë persona janë proceduar penalisht në Dibër. Ata akuzohen për ndërtim të paligjshëm.

Pak ditë më parë 32 persona e 5 zyrtarë të bashkisë u proceduan penalisht për ndërtim pa leje në Kukës.

Lëvizjet vijnë pas paralajmërimit të ashpër të kryeministrit Rama për ndërtimet pa leje në vend.

Njoftimi

“Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit: U. H., V. S., H. K., F. M., V. T., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte pa leje si dhe kishin punësuar punëtorë pa i regjistruar në organet përkatëse. Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *