Një person ka denoncuar në polici se ndaj banesës së tij është qëlluar me armë zjarri natën e mbrëmshme.
Sipas bluve të kryqytetit, denoncimi ka ardhur nga një banor i fshatit Lundër me iniciale Sh.B., i cili pretendon se ndaj shtëpisë së tij është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
“Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.” – thuhet në njoftimin e policisë.