Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje studentëve me rezultate të larta jashtë apo brenda vendit, të cilët duan të kontribuojnë për Shqipërinë me ide dhe plane.
Ai i fton ata që të japin mendimin, opinionet dhe projektet e tyre të cilat ai pretendon se do t’i implementojë gjatë mandatit të tretë.
Rama ka publikuar dhe një adresë emaili, që do të shërbejë si një urë komunikimi mes tij dhe të rinjve të interesuar.
“gatipërshqipërinë@kryeministria.al. Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë.”– shkruan Rama.