KAS ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Gjirokastrës.
Seanca do të vijojë nesër në orën 09:00.
Anëtari i KAS-it Ledio Braho tha se palëve do i lihet kohë edhe për qarkun e Beratit, duke vijuar me të pasi të mbarohet me Gjirokastrën.
“KAS i konsultuar pezullon dhe shtyn seancën për kërkesat ankimore në këtë gjykim administrativ për nesër në orën 09:00. Në lidhje me seancën që është caktuar për Beratin, duke ditur që palët e këtij procesi janë dhe të Beratit, i ndihmon edhe palët për provat që u nxorën dje, kështu që seancën për Gjirokastrën e shtyjmë për nesër datë 19 maj, ndërkohë që për Beratin jemi direkt me Gjirokastrën, vijojmë me Beratin. Besoj se do vijojmë me seancën e kërkesave ankimore për Vlorën.”- tha Braho.
Në seancën e sotme, përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së kanë kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre për qarkun e Gjirokastrës. Akuzat më të forta janë për votim të dyfishtë.