Vendosni fjalën kyçe....

SPAK nuk po heton peshqit e mëdhenj? Kim kritika medias: Injoroni faktet dhe vazhdoni propagandën, në verë u shpall çështja e madhe e trafikut të drogës në lidhje me median


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka tërhequr vëmendjen e mediave duke për skepticizmin ndaj SPAK dhe mos hetimit në nivele të larta.

Kim tha se media po injoron faktet dhe vazhdojnë propagandën. Ambasadorja përmendi se një çështje e madhe u shpall verën e kaluar e lidhjes së trafikut të drogës me median.

Verën e shkuar, u shpall një çështje e madhe, e cila përfshinte trafikun e drogës që ka një lidhje me median dhe biznesin. Ju nuk flisni për të dhe pastaj të gjithë pretendoni që nuk po ndodh asgjë. Ka prokurorë, ka mjekë, ka të tjerë që po hetohen. Tani, nëse më thua që askush nuk do ta besojë deri sa politikani më i madh apo, kushdo tjetër, të jetë në burg, mendoj që po injoroni faktet dhe vazhdoni propagandën. Thjesht nuk është e vërtetë që nuk ka përparim. Në fakt, ka pasur përparim të jashtëzakonshëm. Pra, nuk mund të më thuash nga njëra anë që i pranon shifrat e mia, por nga ana tjetër nuk pranon të vërtetën për atë që po ju them”- theksoi Kim, ndërsa kërkoi që mediat të jenë më të guximshme për raportimin e fakteve.

Ambasadorja Kim nxiti më tej që media të jetë më e guximshme në raportimin e fakteve se kush po hetohet e kush jo.

Pra, nëse do të isha si ju, do t’ju nxisja të kërkoni më shumë dhe të jeni më të guximshëm në raportimin e fakteve se kush nuk po hetohet dhe për çfarë. Mos pretendoni se nuk po ndodh asgjë sepse është shërbim i keq për popullin shqiptar”, nënvizoi ambasadorja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *