Vendosni fjalën kyçe....

Vasili nxjerr dokumentet: Fakte të reja, Berati e Gjirokastra fundosin përfundimisht 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar disa dokumente që sipas tij, tregojnë fakte të reja mbi krimet elektorale të 25 Prillit.

Sipas Vasilit, dy qarqet Berati e Gjirokastra janë dëshmitë që fundosin përfundimisht 25 prillin si “masakra mafioze e rilindjes”.

“Fakte të reja, masakra e 25 prillit po demontohet totalisht!

Berati dhe Gjiirokastra dëshmitë, që fundosin përfundimisht 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes që ka qenë e tillë në gjithë teritorin.
Dokumente të reja asgjësojnë plotësisht dhe rrëzojnë tërësisht 25 prillin.
Votime me dhjetra herë nga një person në Gjirokastër dhe në Berat.”- shprehet Vasili.

Nënkryetari i LSI-së më pas futet në detaje duke treguar se në një qendër votimi në Berat mungonte raporti i PEI por nuk vendosej në dispozicion lista e zgjedhësve.

“Në Berat në Q.V 3446, mungon Raporti PEI, citohet që kanë nënshkruar 324 zgjedhës, por nuk vendoset në dispozicion lista e zgjedhësve, ndërkohë në kuti ka 327 vota, pra ka më shumë fletë votimi se sa votues të pretenduar!
KAS është ballë për përballë me ligjin dhe dokumentet flasin vetë, çdo devijim nga drejtësia e çon vetë KAS përpara drejtësisë.”- shkruan Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *