Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 32-vjeçarit në Shkodër, ndalohen dy persona të dyshuar


Policia e Shkodrës është vënë në lëvizje për zbardhjen e vrasjes së 32 vjeçarit Endri Mustafa.

Mësohet se dy persona janë ndaluar nga policia, pasi dyshohet se kanë dijeni ose janë të përfshirë në ekzekutimin e 32-vjeçarit, i cili u gjet i pajetë ditën e djeshme në zonën e Livadheve tri ditë pasi ishte zhdukur.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të ndaluarve.

 

 

Sipas televizionit “News 24”, ditën e djeshme policia e Shkodrës kishte shoqëruar 8 persona të cilët dyshohej se kishin dijeni mbi ngjarjen por janë lënë të lirë pas dëshmisë së tyre.

Endri Mustafa u gjet i vrarë 3 ditë pasi familja e tij e kishte denoncuar të zhdukur.

Ai është një emër i njohur për policinë në Shkodër si person me precedentë penalë, pasi ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, ndërsa njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër. 

Babai i tre fëmijëve, ishte dhunuar dhe më pas qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *