Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Milot-Mamurras, polumbarët gjejnë në kanal personin e tretë të pajetë (EMRI)


Gjendet trupi i pajetë i personit të tretë që gjendej në makinë në momentin e aksidentit në aksin Milot-Mamurras.

Sikurse raporton “Balkanweb”, polumbarët kanë gjetur në kanalin me ujë ku ra automjeti tip “Toyota” trupin e pajetë të Nikoll (Dritan) Gjonit.

Dy personat e tjerë që u gjetën të pajetë sot në kanal, janë identifikuar si Saber Dunga 45 vjeç dhe Urim Pepa 39 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur herët në aksin Milot-Mamurras, ku mjeti tip ‘Toyota’ me të cilin po udhëtonin ata ka humbur kontrollin duke çarë bordurën dhe ka rënë në një kanal me ujë.

Policia në njoftimin paraprak tha se dy persona ishin gjetur të vdekur, ndërsa ngriti dyshime se edhe një person i tretë ndodhej në makinë me dy personat e gjetur të pajetë, por trupi i tij nuk ishte gjetur ende.

“Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.”– thuhej në njoftimin paraprak të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *