Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Milot-Mamurras/ Zbulohen emrat e 2 viktimave, në makinë kishte qenë edhe një person tjetër


Zbulohet identiteti i dy personave që u aksidentuan në aksin Milot-Mamurras dhe ranë në një kanal me ujë me makinë.

Dy viktimat janë Saber Dunga 45 vjeç dhe Urim Pepa 39 vjeç, ndërsa ka dyshime se edhe një person i tretë ndodhej në makinë me ta, por trupi i tij nuk është gjetur ende. Polumbarët po punojnë për gjetjen e tij.

Aksidenti ka ndodhur herët në aksin Milot-Mamurras, ku mjeti tip ‘Toyota’ me të cilin po udhëtonin ata ka humbur kontrollin duke çarë bordurën dhe ka rënë në një kanal me ujë.

“Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.”– thuhej në njoftimin e policisë.

Në media janë publikuar dhe pamjet nga vendngjarja. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *