Vendosni fjalën kyçe....

Balla përshëndet vendimin e SHBA-së për shpalljen non grata të Sali Berishës e familjes së tij: Ditë e bukur për demokracinë shqiptare


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Balla, ka përshëndetur vendimin e SHBA-së për shpalljen non grata të Sali Berishës.

Në një postim në Facebook, Balla, ka shpërndarë postimin në Twitter të Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, ndërsa shkruan në fund se vendimi i SHBA-së është një ditë e bukur për demokracinë shqiptare.

“PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS NDAJ SALI BERISHËS:

“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”

Sekretari i Shtetit

Antony Blinken

It is a beatiful day for the Albanian Democracy.” – shkruan Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *