Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Banditët e Tom Doshit i mbyllën mbledhjen ambasadores perëndimore në Shkodër, pasi grabitën në sy të saj një të ri


Gjatë takimit të tij të sotëm me qytetarët në Shkodër, kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar një gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha u shpreh se në Shkodër ka ndodhur e pamendueshmja, pasi një ambasadoreje perëndimore iu mbyll mbledhja dhe disa persona grabitën në sy të saj një të ri që guxoi të denonconte blerjen e votave nga Tom Doshi.

“Të gjithë jemi dëshmitar se si i derdhën lumë paratë e korrupsionit dhe i përdoren banditët për të shantazhuar, intimiduar dhe blerë votuesit. Në mënyrën më të paimagjinueshme që nga kohërat më të egra të diktaturës.

Dhe në fakt e pamendueshmja ndodhi këtu në Shkodër, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyll mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të thoshte: këtu po blen vota Tom Doshi.

Por, e them me krenari që nuk ia dolën të trysnojnë demokratët e Shkodrës dhe qytetarët shkodranë.”– deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *