Vendosni fjalën kyçe....

BE hap kufijtë për ata që janë vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19


Bashkimi Europian ka vendosur hapjen e kufijve për personat jashtë bllokut, me kusht që ata të jenë të vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19 e të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Marrëveshja është arritur pas takimit të përfaqësuesve të 27 vendeve të BE-së të cilët vendosën gjithashtu rritjen e kufirit të infektimeve ditore për një vend të caktuar, para se ta fusin atë në listën e kuqe të ndalimeve.

Nga 25 raste të reja për 100 mijë persona që ka qenë deri tani, nuk do konsiderohen vende me rrezik të lartë as ato që kanë 75 të infektuar në ditë pë 100 mijë banorë.

Të gjithë shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Europian, duke përfshirë Britaninë e Madhe do jenë në gjendje që të udhëtojnë për vizitë drejt bllokut për vizitë apo arsye të tjera me kusht që të jenë të vaksinuar plotësisht.

Sidoqoftë, në lidhje me çështjen e pazgjidhur se si do të jenë në gjendje vizitorët të provojnë se janë vaksinuar, BE tha se do të varet nga vendet individuale anëtare që të vendosin se cilat prova do të pranojnë.

Lista pritet të zytarizohet të premten pas miratimit nga ana e ministrave të 27 vendeve të BE-së.

BE po punon tani për një ‘certifikatë Covid-19’, që do u lejojë udhëtarëve të provojnë nëse janë apo jo të vaksinuar, janë rikuperuar nga Covid ose janë testuar negativisht kohët e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *