Vendosni fjalën kyçe....

“Do të shtyp me makinë”- Shakaja pa kripë e Joe Bidenit kur gazetari e pyet për Izraelin (VIDEO)


Presidenti amerikan Joe Biden është kritikuar pas një shakaje pa kripë që bëri me një gazetar, i cili donte t’i bënte atij një pyetje lidhur me Izraelin.

Biden po bënte prova me një makinë të re të Ford-it në kompaninë e prodhimit të vendosur në Michigan, dhe në një moment hapi krahun përpara një grupi reporterësh për të treguar aftësitë e tij në timon.

Njëri prej tyre e pyeti atë: “Zoti President, a mund të ‘tju bëj një pyetje të shpejtë mbi Izraelin para se të largoheni pasi është shumë e rëndësishme?”.

E përgjigja e Bidenit ishte: ”Jo nuk mundeni! Jo, vetëm nëse i dilni përpara makinës dhe unë ju shkel”. Një shaka pa kripë kjo, sidomos duke marrë parasysh situatën mes Izraelit dhe Hamasit.

 

Shakaja e tij pa kripë u kritikua në “Twitter” nga analistët politikë të cilët thanë se nëse paraardhësi i tij Donald Trump do të kishte thënë të njëjtën gjë, ndaj tij do të kishte nisur një proces shkarkimi.

Ish-kryetarja e republikanëve në Nevada, Amy Tarkanian tha: “Joe Biden sapo kërcënoi se do të shkelte një reporter me makinë vetëm sepse donte të bënte një pyetje në lidhje me Izraelin. Nëse Presidenti Trump do ta kishte bërë këtë gjë, ai do të ishte fajësuar. Me shaka apo jo, kjo retorikë është plotësisht e papranueshme për Presidentin.”

Biden ndodhej në fabrikën e famshme të martën për të provuar kamionin e parë elektrik të “Ford”-it gjatë një ndalese në Michigan ku ndodhej për të shpallur planin e tij të infrastrukturës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *