Një deputete indiane ka nxitur qytetarët të pinë urinën e lopës, siç bën ajo vetë, për të mbrojtur veten nga Covid-19 dhe infeksionet e mushkërive, pavarësisht se ekspertët mjekësorë u kërkojnë njerëzve të mos përdorin trajtime alternative.
Në një video që qarkullon në gjerësisht, që besohet të jetë regjistruar të hënën, Pragya Singh Thakur, një deputete nga Bhopal, Madhya Pradesh, lartësoi virtytet e pirjes së urinës së lopës.
“Nëse pimë urinën e lopëve indiane, kjo zvogëlon infeksionin në mushkëritë tona.” – tha Thakur, duke shtuar: “Unë pi urinën e lopës çdo ditë. Kjo është arsyeja pse unë nuk kam Covid tani.”
Deputetja, e cila është një anëtare e partisë indiane në pushtet BJP, thuhet se e bëri deklaratën gjatë një vizite në spital në të cilën ajo mbikëqyri shpërndarjen e 25 ventilatorëve të oksigjenit.
Thakur kapi faqet e para të mediave javët e fundit pasi thuhet se ishte zhdukur, ndërsa zgjedhësit e saj po përballeshin me një valë vdekjeprurëse të Covid-19.
Në një episod po aq të çuditshëm më herët në maj, ligjvënësi i BJP, Surendra Singh, gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të pinë urinën e lopës. Ai deklaroi se njerëzit duhet të përziejnë 50 ml urinë të lopës me ujë të ftohtë dhe ta pinë atë çdo ditë për të arritur imunitet natyror ndaj virusit.