Vendosni fjalën kyçe....

Ish-piloti amerikan: Kemi parë UFO çdo ditë për shumë vite, duhen konsideruar si kërcënim (Video)


Një ish-pilot i Marinës së SHBA-së ka pohuar se takimet me objekte të paidentifikuara fluturuese ishin të zakonshme gjatë viteve të shërbimit të tij ushtarak. Deklarata e tij vjen teksa qeveria amerikane po përfundon një raport që do publikohet së shpejti dhe ku pritet të ketë jo pak hollësi mbi këto çështje misterioze.

Ditët e fundit Pentagoni pohoi vërtetësinë e pamjeve të rrjedhura që tregojnë se një avion amerikan bashkëvepron me një objekt misterioz. Që atëherë, ushtria amerikane është hapur për temën tabu. Javën e kaluar, Departamenti i Mbrojtjes pohoi se një video e një incidenti që thuhet se ndodhi në brigjet e Kalifornisë në 2019 ishte e vërtetë.

Me pamjet e dukurive të çuditshme, tani publike, disa anëtarë të shërbimit që pretendojnë se kanë rënë në kontakt me UFO-t kanë filluar të flasin për mediat.

Në një raport të ri ish-Togeri i Marinës, Ryan Graves, tha se shikimet e UFO-ve ishin pjesë e rutinës së tij të përditshme. Graves tha për mediat se pilotët që stërviteshin në brigjet e Atlantikut shihnin objekte të paidentifikuara ‘çdo ditë për të paktën disa vjet’.

Ish-piloti ushtarak tha se nuk ishte i sigurt se cilat ishin objektet, por theksoi se ato duhej të konsideroheshin si një kërcënim për sigurinë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *