Lojtarët dhe trajnerët kanë përshkruar momentin ‘e frikshëm’ kur dy yje të Major League Baseball (MLB) u përplasën me njëri-tjetrin, duke lënë tifozët të debatonin se cili nga të dy e kishte fajin për përplasjen.
Kansas City Royals i dha fund serisë së humbjeve të 11 ndeshjeve duke fituar 6-2 ndaj Chicago White Sox, megjithatë tema kryesore e ndeshjes ishte përplasja mes lojtarit Hunter Dozier dhe kundërshtarit Jose Abreu.
Të dy lojtarët qëndruan në tokë për disa çaste para se të nxirreshin jashtë duke u dërguar në spital.
Abreu po mbikëqyret pasi pësoi një dëmtim në fytyrë e gju kurse Dozier pësoi dëmtime në qafë. Asnjëri prej lojtaëve nuk ka dëmtime serioze e pritet të rikthehen shpejt në fushë.