Një sasi prej rreth 1 milion stërlinash është sekuestruar në Portin e Durrësit.
Ato janë gjetur në një furgon që vinte nga Anglia. Mjeti kishte ardhur nga Porti i Ankonës në Itali dhe bënte transport mallrash nga Anglia prej disa kohësh.
Policia ka ndaluar shoferin 20-vjeçar të furgonit, Jetmir Ismaili, i cili ka thënë se nuk ishte në dijeni për shumën e madhe të valutës që u gjet në mjet.