Vendosni fjalën kyçe....

Martin Henze “trondit” diplomacinë botërore: I komenton në Twitter Yuri Kim-it…


Martin Henze, një nga personazhet pranë PD-së, ka reaguar ashpër për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij.

Ai ka zgjedhur ta bëjë këtë në Twitter-in e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Henze, për të cilin disa media në vend dhe zyrtarë në PD-së thonë është këshilltar i Kancelares gjermane Merkel, shkruan poshtë postimit të Kim, se ndërsa në Shqipëri ka një regjim kleptokratik, që ka bërë të mundur mosfunksionimin e ligjit e është përgjegjës për pastrimin e parave, rritjen e trafikut të drogës e manipulimin e zgjedhjeve, SHBA vendosin të ripunojnë raste mbi 10 vjet të vjetra ndërkohë që qeveria kriminale nuk preket.

Ai madje vë në dyshim se SHBA është një mbështetësë e kleptokracisë.

“Është e mahnitshme, në Shqipëri ekziston qeveria kleptokratike Rama, i cili ka çuar në mosfunksionimin e sundimit të ligjit, i cili organizon një nga qeveritë më të korruptuar, në të gjithë botën, i cili është politikisht përgjegjës për rritjen e pastrimit të parave, trafikut të drogës, manipulimit të zgjedhjeve.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë asgjë për të bërë, po rihapin raste të vjetra që janë mbi 10 vjet të vjetra dhe të parashkruara ndërsa kriminelët e vërtetë në ekzekutiv nuk preken. Pyetja është pse tani, në një kohë kur manipulimet masive në zgjedhje nga autokrati po ekspozohen. SHBA një mbështetës i kleptokracisë” – shkruan Henze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *