Partia Demokratike ka kërkuar informacion prej 100 institucioneve shtetërore, në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit.
Sipas “Balkanweb”, demokratët kërkojnë nga 100 institucione se cili ka qenë aktiviteti i tyre katër muaj para zgjedhjeve.
Kjo kërkesë vjen, pasi KAS ka refuzuar të sigurojë prova të tilla nga këto institucione. Por PD këmbëngul në mbledhjen e këtyre provave pasi kërkon të provojë atë që e quan si “masakra zgjedhore e 25 prillit”.
Po të sigurohen këto prova, do të vërtetohet përdorimi i institucioneve shtetërore në favor të Partisë Socialiste në zgjedhje.
Institucionet prej të cilave PD ka kërkuar informacion për aktivitetin e tyre, janë bashkitë, ministritë, institucionet e varura prej ministrive, Agjencitë Shtetërore, Posta Shqiptare, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit dhe Prokuroritë.