Vendosni fjalën kyçe....

“Pasi e rrëmbyen i dhanë drogë e përdhunuan, e kërcënuan nëse do fliste” – Hollësi nga ngjarja e rëndë me të miturën në Lezhë


Të tjera hollësi janë zbuluar nga përdhunimi në grup i një 15-vjeçareje në Lezhë, për të cilën akuzohen disa persona.

BW shkruan se të miturës i është dhënë drogë dhe pasi është rrëmbyer kur po dilte nga shkoll, është dërguar larg fshatit.

Sipas gazetares Anila Ahmataj, e mitura është kërcënuar me jetën e familjarëve nëse do tregojë për ngjarjen e rëndë.

“E kanë kërcënuar me armë, i kanë dhënë lëndë narkotike, e kanë rrëmbyer teksa po kthehej nga shkolla, e kanë çuar larg fshatit. Ata e kanë rrëmbyer me një makinë, ku i kanë dhënë diçka për të pirë. Vajza ka thënë se nuk mban mend pastaj asgjë. Pasi e kanë abuzuar, ata i kanë dhënë një telefon dhe i kanë thënë të përgjigjet në çdo rast, pasi në të kundërt do t’i vrasin motrën, familjarët. Unë isha te familja, ata janë në gjendje shumë të rënduar, vetëm qajnë.” – shkruan BW.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *