Vendosni fjalën kyçe....

Princesha Beatrice jep lajmin e gëzueshëm, në vjeshtë bëhet nënë


Një lajm i mirë vjen nga familja mbretërore britanike, pasi Princesha Beatrice mësohet se po pret një fëmijë.

Pallati Buckingham ka lajmëruar se foshnja do të vijë në jetë në vjeshtë.

“Mbretëresha është informuar dhe të dy familjet janë të kënaqura me lajmet.”- thuhet në këtë deklaratë, citon BBC.

Princesha Beatrice është vajza e madhe e Dukës dhe Dukeshës së Jorkut, princit Andrew dhe Sarah Ferguson.

Ajo u martua me manjatin e pronave Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private korrikun e kaluar.  Ata e kishin shtyrë disa herë ceremoninë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por në fund u dorëzuan dhe vendosën ta bënin në korrik pa shumë të ftuar.

Lajmi për shtatzëninë e Beatrice-s vjen një muaj pas humbjes së madhe që pësoi Familja Mbretërore me vdekjen e princit Philip.

Foshnja do të jetë stërnipi i 12-të i Mbretëreshës, pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë të princit Harry dhe Meghan Markle. Vajza e tyre pritet të vijë në jetë në verë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *