Vendosni fjalën kyçe....

SHBA shpall Sali Berishën e familjen e tij ‘non grata’


SHBA-ja ka shpallur persona non grata ish-kryeministrin Berisha e familjen e tij.

Ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken, që në një njoftim në faqen e tij në Twitter, shkruan se aktet e korruptuara të ish-presidentit Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

Po kështu në postim shkruhet se Sali Berisha dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për t’u futur në SHBA ndërkohë që Uashingtoni mbetet i bashkuar kundër korrupsionit me partnerët e tij në Shqipëri.

“Akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër kurrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruan Blinken.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *