Vendosni fjalën kyçe....

Shefja e Epidemiologjisë: Ka sasi më të pakët vaksinash, megjithatë shtyrja e dozës së dytë rrit antitrupat


Shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha sot se doza e dytë e vaksinës kineze Sinovac nuk përbën problem edhe nëse merret mbrapa, madje kjo mund të jetë edhe më efektive pasi rrit antitrupat në trupat e pacientëve.

Bino theksoi se vaksina ka një tolerancë njëmujore nga doza në dozë ndërsa shtoi se brenda fundjavës pritet tjetër sasi vaksinash për të mundësuar marrjen e dozave të dyta.

“Sa i përket dozave të vaksinave kineze, ka një sasi më të pakët momentalisht që nuk mjaftojnë për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë vaksinën kineze. Dozat e radhës priten brenda fundjavës sipas kalendarit të publikuar dhe do të nisë me ritme më të shpejta vaksinimi me dozat e para dhe po ashtu do të nisë edhe vaksinimi me dozat e dyta. Minimalja për ta marrë dozën e dytë të vaksinës kineze është një muaj, nuk duhet marrë më parë dhe  ka një tolerancë në ditë, pra nuk është problem nëse merret edhe më mbrapa. Sipas disa studimeve, është vënë re që shtyrja e vaksinimit nuk përbën problem, por rrit edhe antitrupat.” – tha Bino për Report TV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *