Vendosni fjalën kyçe....

U vetëdorëzua në polici për vrasjen e Taulant Gjikajt, Skerdian Gabrani: Viktimën e kisha shok nuk e morra vesh nga na qëlluan


Skerdian Gabrani, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar dhe bashkëpunëtor në vrasjen e 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 4 mars të këtij viti, në rrugën Transballaknike përballë Gjykatës së Apelit në këtë qytet.

Në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetarin e “Top Channel”, Mikel Marsi, ai tregon se vendosi të dorëzohet tani duke qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe se kërkon të zbardhet ngjarja.

Gabrani thotë se viktimën e kishte mik dhe se nuk kishte pasur konflikt me të, ndërsa shton se në momentin që është qëlluar nuk e ka kuptuar se nga cila anë është shkrepur arma, pasi viktima kishte qenë i shoqëruar.

Tre autorë të kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë Skerdian Gabrani, tashmë i vetëdorëzuar, Hansi Jonuzaj, i arrestuar një ditë pas vrasjes dhe Elton Hajnaj, i cili është ende i shpallur në kërkim dhe personi që në pamje shihet që ka shkrepur armën.

Intervista e plotë:

Çfarë ndodhi në datën 3 mars, para se të ndodhte vrasja e 31-vjeçarit?

Gabrani: Isha te lagja, te gjyqi i vjetër. Në atë kohë vjen shoku im Andi dhe Eltoni. Erdhi aty dhe tha do iki te banka. Unë do zbrisja nga Ohali. Ulem në makinë dhe te rrethrrotullimi shoh një makinë që na afrohet anësore dhe thotë mbaje, mbaje, mbaje. Ishte Taulanti.

I them këtij mbaje pak, çfarë ka. Çfarë ka ky i çmenduar thash unë, ishte si i nervozuar. E ndalon Andi makinën dhe zbres unë. Shikoj këtë me armë në brez, por mbante dorën aty.

Çfarë ke i thash, se as konflikte asgjë, marrëdhënie shumë të mira. Në atë kohë dëgjoj krisma nga mbrapa. E humba unë çfarë të them. Hipim në makinë dhe ikim.

Mania e bëri se do na kishin vrarë të tre, na kishin bërë kurth.

Sa veta ishin?

Gabrani: Unë pash vetëm njërin që zbriti me kobure, por siç flitet kanë qenë dy veta.

U fol që ju ishit në lokal dhe ai erdhi dhe ju kërcënoi. Sa e vërtetë është kjo?

Gabrani: Jo as lokal asgjë sa qenë. Unë jam takuar me këta te gjyqi.

Armët i morët apo i kishit në makinë?

Gabrani: Nuk dija gjë fare për armët. Madje as Manen nuk kam parë me armë e asgjë unë. Në momentin e parë që dëgjova krismat se mora vesh nga erdhën, se pash edhe të tjerë që ishin shokë të këtij këtej dhe thash kush qëlloi. Kur thotë Mania ‘hajde, hajde se na vrarë’.

Ju ishit të maskuar kur dolët nga makina?

Gabrani: As të maskuar e asgjë. Unë kisha dalë me syze. Më vjen keq edhe për viktimën edhe për këtë që ndodhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *