Vendosni fjalën kyçe....

Vrau me thikë një person dhe i plagosi të vëllanë, ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar me mbi 16 vite burg


Ekstradohet nga Italia një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Ardjan Hoxhaj, i cli rezulton i dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Hoxhaj u ekstradua nga Roma pas shumë vitesh në kërkim. Ai akuzohet se në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor një person dhe ka plagosur vëllanë e tij.

Po ashtu është ekstraduar edhe 50 vjeçari Arian Katreli, i cili është dënuar me 10 vite burg për mashtrim.

Njoftimi i Policisë

Falë bashkëpunimit me homologët italianë janë kapur dhe ekstarduar nga Italia drejt vendit tonë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është ekstraduar nga Roma/Itali drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Ardjan Hoxhaj, 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Ardjan Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A.

Gjithashtu është kryer ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Arian Katreli, 50 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Personat e ekstraduar në PKK Rinas i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *