Pre tre ditësh, i riu Ilir Naim Daka 25 vjeç nga Dibra ka humbur kontaktet me familjarët edhe të dashurën e tij me të cilën bashkëjetonin në Tiranë.
Vëllai i tij në një video thotë se hera e fundit që ka pasur komunikim me të dashurën e tij ishte ora 19; 00 e datës 17 maj ku do takoheshin pasi do mbaronte punë nga Sheshi Willson në drejtim të Rrugës së Kavajës.
Familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Tiranës por nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe kërkojnë që shteti të vazhdojë kërkimet më të detajuara.
Familjarët kanë dyshime se Neim Daka mund të jetë marrë peng.